Zyrtare: Amir Rrahmani do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të keq nga kapiteni Amir Rrahmani.

Mbrojtësi i Napolit, është larguar nga kampi i ‘Dardanëve’ për shkak të lëndimit duke udhëtuar drejt Italisë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit. Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë, se Amir Rrahmani deri më tani i ka bërë 33 paraqitje për Kosovën duke i shënuar pesë gola.