Zyrtare: Albin Tahiri në katër disiplina të skijimit aplin në Lojërat Olimpike Dimërore

Skitari Albin Tahri edhe zyrtarisht do të përfaqësojë Kosovën në katër disiplina të skijimit në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lajmi është konfirmuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës.

“Albin Tahiri i kualifikuar në katër disiplina të skijimit alpin për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022”, thuhet në njoftimin e KOK-së.

Tahiri do të përfaqësojë Kosovën në këto disiplina: Sllallom, Sllallom i Madh, Kombinim Alpin si dhe në disiplinën Lëshim.

Ditë më parë, Komiteti Olimpik i Kosovës njoftoi se Kosovën në Lojërat Olimpike pritet ta përfaqësojë edhe skitarja Kiana Kryeziu e cila arriti që të fitonte normën olimpike për pjesëmarrje.