Zyrtare: Alban Shillova i bashkohet Llapit

Llapi ka njoftuar se e ka përforcuar fazën e sulmit me sulmuesin Alban Shillova.

Shillova iu është bashkuar Llapit duke nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

“Skuadra e Llapit është përforcuar me një emër të njohur të futbollit kosovar. Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Kujtojmë se Alban Shillova në sezonin e fundit u shpall kampion me Prishtinën.