Zyrtare: Achraf Hakimi i bashkohet Interit

Interi e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Achraf Hakimin nga Real Madridi.

Marokeni ishte i huzuar në dy sezonet e fundit në Borussia Dortmund duke bërë paraqitje fantastike.

Interi do t’i paguaj Real Madridit 40 milionë plus 5 shtesë për Hakimin.

Hakimi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin.

21 vjeçari do t’i përfitojë 5 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme me italianët.