Zvicra e mposht Irlandën dhe mban gjallë shpresat për Europian (VIDEO)

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Iralandës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Për vendasit serinë e golave e hapi Seferovic në minutën e 16’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë “Helvetasit” patën mundësi që ta dyfishojnë epërsinë me Rodriguezin në minutën e 77’, por ky i fundit dështoi nga penalltia.

Për rezultatin 2-0, shënoi autogol Dyffi në minutën e 90+3.

Pas kësaj fitoreje Zvicra pozicionohet në vendin e tretë me 11 pikë.

Kurse Irlanda në vendin e parë me 12 pikë e cila ka një ndeshje më shumë.

Në ndeshjen e ardhshme Zvicra luan ndaj Gjeorgjisë.

Kurse Irlanda si vendas ndaj Danimarkës.

Pra, Zvicra i ka gjasat e mëdha që të kualifikohet për “Euro 2020”, nëse vazhdon me fitore.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.