Zlatan Ibrahimoviq afër nënshkrimit të kontratës së re me Milanin

Zlatan Ibrahimoviq do të qëndrojë te Milani për së paku edhe një sezon.

Sky Sport Italia shkruan se Zlatan Ibrahimoviqi sot ose nesër do të nënshkruaj kontratën e re me Rosonerët.

39 vjeçarit i skadon kontrata pas përfundimit të këtij sezoni dhe pritet që ta nënshkruaj kontratën e re për një sezon tjetër.

Ibra pritet t’i përfitojë 6.5 milionë euro plus bonuse i cili i ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje në Serie A.