Ziyech mund të kthehet tek Ajax

Sulmuesi i Chelseat, Ziyech ka shprehur dëshirën që të kthehet te ish skuadra e tij Ajax.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit goal.com.

Ziyech përfundoi një transferim prej 36 milionë euro te Chelsea nga Ajax në korrik 2020, por që atëherë ka luftuar për të fituar një vend të rregullt në formacionin fillestar.

28-vjeçari është lidhur me një largim nga Stamford Bridge përpara afatit kalimtar të janarit dhe tani ka zbuluar se do të mirëpriste mundësinë për t’u kthyer në Amsterdam.

Ziyech ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, por i pyetur nëse ribashkimi me Ajax mund të bëhet realitet, marokeni tha se do donte të kthehej një ditë tek Ajax.

“Do të më pëlqente. Kalova një kohë fantastike atje”, është shprehur sulmuesi i Chelsea.

Ai po ashtu thotë se të ardhmes nuk i dihet.

“Çfarë do të sjellë e ardhmja, ne do ta shohim atëherë. Siç thashë, shpresoj që të ndodhë një ditë. Nëse do të ndodhë nuk varet nga unë” thotë ish futbollisti i Ajax.

Ziyech ka shënuar vetëm nëntë gola dhe tetë asistime në 54 ndeshjet e tij të para, ndërkohë që po luftonte me dëmtime të rënda.