Zidane: Shkojmë në Atalanta për të fituar

Real Madridi të mërkurën do të përballet me Atalantën në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane në konferencë për media ka folur për takimin e nesërm.

Francezi ka thënë se kanë nevojë që të marrin rezultat të mirë në ndeshjen e nesërme.

“Ne e dimë lojën që na pret nesër (e mërkure) dhe ne e dimë se nga po vijmë. Ne kemi punuar mirë, jemi të përqendruar dhe kemi nevojë për të marrë një rezultat të mirë”, ka thënë trajneri i Los Blancos në konferencën e tij për shtyp.

Zidane ka thënë se e kanë përvojën e duhur dhe synojnë finalen në këtë garë.

“Ne kemi përvojën e duhur dhe shpresojmë të arrijmë në finale. Ne kemi të gjitha synimet për ta bërë këtë, kjo është ajo që bën Real Madrid: ne shkojmë atje për të fituar. Ka edhe një ndeshje të dytë, por ne jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme” ka potencuar ai.

Trajneri i madrilenëve ka thënë se do ta pranonte edhe një barazim, duke pasur parasysh mungesat që i ka për ndeshjen e nesërme, por ai shton se do të luajnë për fitore.

“Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe çdo trajner ka burimet e tij. Ne i dimë pikat tona të forta dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më shumë. Ne e përgatitëm ndeshjen me këta lojtarë dhe do të shkojmë atje me qëndrimin tonë të zakonshëm. Unë nuk do të pranoja një barazim, ne luajmë për të fituar”, ka shtuar ai.

Zinedin Zidane e ka krahasuar Atalantën me Ajaxin e para dy viteve që i eliminoi spanjollët nga Liga e Kampionëve.

“Ne nuk i njohim shumë mirë kundërshtarët tanë dhe duhet të luajmë futbollin tonë, ndërsa gjithashtu jemi adaptuar në stilin e lojës së Atalantas. Ata janë një ekip shumë sulmues, i ngjashëm me Ajax dy vjet më parë. Ata kanë lojtarë individualë të shkëlqyeshëm, janë solidë dhe pres që nesër të jetë një lojë e mrekullueshme e futbollit”, ka thënë Zidane.

Atalanta – Real Madrid, luhet të mërkurën nga ora 21:00, në Bergamo.