Zidane e Simeone komentojnë shkarkimin e Valverdes nga Barcelona

Të hënën në mbrëmje, FC Barcelona njoftoi për shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverde, i cili ishte në këtë pozitë që nga viti 2017.

Valverde u zëvendësua nga Quique Setien.

Mirëpo, për këtë ndryshim në kreun e Barças nuk kanë reaguar menjëherë trajnerët e dy klubeve rivale, Zinedine Zidane i Real Madrid dhe Diego Simeone i Atletico Madrid.

Për shkarkimin e Valverdes, Zidane ka folur të premten, përcjell yahoo.news.

“Para së gjithash më vjen keq për të. Nuk është një situatë e mirë. Ai është një trajner shumë i mirë dhe kam respekt të madh për të. Në klubet e mëdha kështu ndodhin gjërat dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. E di se çfarë do të thotë nëse humbim dy ndeshje, pas edhe vetë jam kritikuar aq shumë para një muaji e gjysmë. Ne nuk mund të luajmë gjithmonë mirë, të fitojmë gjithmonë. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën e pastaj ju flisni e thoni nëse është mirë apo keq. Më vjen keq për Valverden, vërtet”, ka deklaruar Zidane para mediave.

Ndërsa, Diego Simeone disa orë më vonë ka thënë se nuk mund të flasë se çfarë ngjan në shtëpinë e tjetrit.

Megjithatë, ka thënë se i respekton të gjitha vendimet. E për Valverden tha se është një trajner shumë i madh.

“Ai po e lë ekipin të kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe lider në La Liga. Është një njeri i madh, i cili ia ka dalë të evoluojë në një ambient të vështirë”, ka thënë Simeone.