Kosovë - Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zhgënjen Kosova, mposhtet nga Sllovenia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1, nga Sllovenia. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 3, në Ligën C, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm në këtë ndeshjee shënoi Haris Vukcic në minutën e 22’.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes luajtën më mirë në pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë, por portieri slloven Jan Oblak u tregua i vëmendshëm.

Pas kësaj humbje Kosova mbetet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Kurse Sllovenia në vendin e dytë me shtatë pikë.

Në ndeshjen  e ardhshme Kosova luan si mysafir ndaj Greqisë më 14 tetor.

Kosovë – Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kosovë – Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com