
Zhgënjen Interi, mposhtet nga Bologna (VIDEO)
Interi ka humbur në shtëpi të vet nga Bologna me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.
Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke kaluar në epërsi me Romelu Lukakun në minutën e 22’.
Për Bolognan u përkeqësuan punët në minutën e 57’, pasi Roberto Soriano u ndëshkua me karton të kuq.
Interi kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë në minutën e 62’ me Lautaro Martinezin nga penalltia, por goditjen e argjentinasit e priti portieri i Bolognas.
Mysafirët e barazuan rezultatin me Musa Juwaran në minutën e 74’.
Interi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 77’ pasi Alessandro Bastoni u ndëshkua me karton të kuq.
Musa Barrow shënoi golin e fitores në minutën e 80’ pas asistimit të Dominguezit.
Pas kësaj humbje Interi mbetet në vendin e tretë me 64 pikë, 11 pikë më pak se Juventusi që pozicionohet në vendin e parë.
Kurse Bologna mbetet në vendin e nëntë me 41 pikë.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.