Zhgënjen Barcelona në ‘Camp Nou’ (FOTO)

Barcelona ka zhgënjyer në ndeshjen me Slavia Pragues, duke barazuar me rezultat 0-0.

Ndeshje ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Blaugranët e patën posedimin e topit dhe rastet prej fillimit të ndeshjes, mirëpo Slavia u mbrojt mirë dhe ia arriti qëllimit që të marrë një pikë të rëndësishme në ‘Camp Nou’.

Pas këtij Barazimi Barcelona mbetet në vendin e parë me tetë pikë.

Kurse Slavia Prague në vendin e fundit me dy pikë.

Ndeshjen e ardhshme Barca e luan si vendas ndaj Dortmundit me 27 nëntor.