Zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës

Me tensione dhe polemika të shumta janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Për zgjedhjen e anëtarëve të rinj votuan 37 delegatë.

Anëtarët janë zgjedhur për mandat 4-vjeçar.

Por zgjedhjen e anëtarëve të rinj e refuzuan disa delegatë të ekipeve si Llapi, Prishtina, Drenica, Ballkani e Trepça ’89, të cilët e lëshuan kuvendin zgjedhor.

Në Kuvendin Zgjedhor janë gjithsej 55 delegatë.

Tensione në kuvendin zgjedhor të FFK-së, Agim Ademi kërkon mocion votëbesimi