Zgjedhjet për kryetar të KOK-ut mbahen më 25 mars

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut që është mbajtur sot është vendosur për zgjedhjet për kryetarin e ri.

Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahet më 25 mars nga ora 15:00.

Në zgjedhjet për presidentin e ri, presidenti aktual, Besim Hasani do të ketë kundërkandidatë si Ismet Krasniqin, Miliam Kelmendin dhe Linda Shalën.

Afërdita Fazlija mund të jetë njëra prej kandidateve për të parin e KOK-ut, por një gjë të tille ende nuk është konfirmuar nga trajnerja e Kombëtares së Kosovës në kategorinë e vajzave.