Foto: Kallxo.com

Zekirja Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës nga Gjilani

Prishtina është mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 0-2, nga Gjilani në kuadër të xhiro së tetë në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Ai ka thënë se skuadra e tij nuk dha asgjë për ta fituar këtë ndeshje.

“Nuk treguam grintë, nuk dhamë asgjë për të fituar. Madje, nuk dhamë as për të barazuar, shpërdoruam raste, humbëm penaltinë dhe kjo është e gjitha”, ka thënë fillimisht Ramadani.

Ramadani ka thënë se skuadra e tij e ka gjithmonë fitoren edhe nëse luan me juniorë.

“Prishtina edhe po të luaj me juniorë për objektiv e ka fitoren”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 11 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjilani e mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”