Zekirija Ramadani nuk është i kënaqur me fitoren e Prishtinës ndaj Arbërisë

Prishtina ka shënuar fitore të vështirë ndaj Arbërisë me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Kjo është fitorja e parë e kryeqytetasve pas tri humbjeve radhazi në Superligë.

Pas fitores është deklaruar trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani.

Ramadani ka deklaruar se nuk është i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Arbërisë dhe pret ende përmirsime në ndeshjet e radhës.

“Nëse jemi të sinqertë, nuk jam aspak i kënaqur. Megjithëse është një fitore shumë pozitive dhe shumë e domosdoshme, unë mund të ju them se nuk jam aspak i kënaqur me lojën që treguam. Ka ende vende për përmisime dhe ne duhet të gabojmë sa më pak. Pozitive ishte shpirti luftarak i shfaqur nga futbollistët, i cili ishte më i theksuar nga ndeshjet e kaluara”, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.

Në xhiron e ardhshme Prishtinën e pret punë e vështirë, pasi luan si mysafir ndaj Dritës në Gjilan.

Fitore minimale e Prishtinës ndaj Arbërisë