Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Zekirija Ramadani flet pas humbjes ndaj Drenicës

Prishtina e ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Superligë, duke u mposhtur me rezultat 1-0, nga Drenica në kuadër të xhiros 10-të në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani.

Ramadani ka thënë e luajtën dobët në këtë ndeshje, edhe pse futbollistët e tij dhanë maksimumin në këtë ndeshje.

“Luajtëm shumë dobët edhe pse futbollistët dhanë maksimumin. Tri humbje radhazi dhe kjo është e tepërt. Ai që duhet të marrë përgjegjësinë jam unë. Do të bisedojmë me drejtuesit e klubit për të parë këtë gjendje, mirëpo përgjegjësi kryesor për këto rezultate jam unë dhe pranoj fajin“, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.

Pas kësaj humbje Prishtina pozicionohet në vendin e gjashtë më 11 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme luajnë ndaj Arbërisë në kryeqytet.

Drenica e mposht Prishtinën