Young afër transferimit në Inter

Skuadra e Interit pritet të bëj një transferim të papritur në afatin kalimtar të janarit.

Italianët ishin të fokusuar te mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, por në dy ditët e fundit, ka dalë në media një emër i ri, mbrojtësi i krahut, Ashley Young.

Sipas “BBC Sport”, Ashley Young, pritet t’i bashkohet Interit në afatin kalimtar të janarit.

Të dy skuadrat ende nuk kanë arritur marrëveshje për Ashley Youngin, por nëse nuk arrihet marrëveshja për janar, atëherë futbollisti anglez në verën e këtij viti do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin dhe do të ketë më të lehtë që të transferohet te Interi.