Ylli mposht Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

KB Ylli është gjysmëfinalisti i fundit në Kupën e Kosovës në basketboll, pas fitores ndaj Prishtinës me rezultat 69-64, ndeshje e cila u zhvillua në palestrën “Mihzahir Isma”, në Rahovec.

Kështu, Ylli i bashkohet në gjysmëfinale skuadrave të Rahovecit, Bashkimit dhe Pejës.

Suharekasit do të përballen në gjysmëfinale me skuadrën e Bashkimit.

Çereku i parë ishte shumë i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi 17:16 për

Prishtinën me një tre pikësh në fund nga Anothy Goods.

Lojë shumë interesante ishte edhe në çerekun e dytë, ku prishtinasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 19:14, për të shkuar në pushim me rezultat 36:30.

Ylli u rikthye në çerekun e tretë, duke barazuar shifrat në 47:47, e më kaloi edhe në epërsi 51:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat e barabartë 54:54.

Suharekasit e nisën më mirë periodën e fundit, duke pasur epërsi deri në tetë pikë. Prishtina afrohet në fund 64:67, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 64:69.