Ylli mposht Bashkimin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Bashkimin me rezultat 74-60, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi furishëm ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 21-10.

Suharekasit luajtën mirë edhe në çerekun e dytë duke e fituar me rezultat 19-14, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 40-23.

Vendasit në çerekun e tretë luajtën mirë duke e mbyllur me rezultat 18-15.

10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet të cilën e fituan mysafirët me rezultat 16-25, duke bërë që Ylli të triumfojë me rezultat 74-60.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten.