Ylli ia shkakton humbjen e parë Rahovecit në sezonin pranveror

Rahoveci ka pësuar humbjen e parë në sezonin pranveror nga KB Ylli, me rezultat 88-84, pas pesë fitoreve radhazi, kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës në basketball.

Palestra “13 qershori” në Suharekë ishte e stërmbushur me tifozë në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe e fitojnë çerekun e parë 16:23. Por, në periodën e dytë, ndodhi e kundërta ku vendasit të udhëhequr nga Samir Zekiqi e fitojnë këtë pjesë 25:16, për të shkuar në pushim me rezultat 41:39.

Çereku i tretë u mbyll me rezultat të barabartë 21-21, dhe rezultati në semafor pas 30 minutave tregonte shifrat 62-60, për Yllin.

Në 10 minutëshin e fundit skuadra therandase, e rriti epërsinë në dy pikë, duke em byllur ndeshjen me rezultat 88-84.

Te Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 24 pikë e tetë kërcime, Devonte Broëen me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime dhe Terrel Eveeret me 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Kurse te Rahoveci më të mirët në fushë ishin Darell Davis me 23 pikë e shtatë asistime dhe Altin Morina me 18 pikë, pesë asistime e pesë kërcime.

KB Ylli ka 15 fitore dhe gjashtë humbje, kurse  KB Rahoveci 16 fitore dhe gjashtë humbje.