Edon Zhegrova, foto: Baseli/Twitter

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, kthehet te Genku

Sulmuesi anësor kosovar, Edon Zhegrova, është kthyer te Genku në kampionatin belg, pas një sezon që huazimi te skuadra zviceriane Basel.

Baseli nuk e ka shfrytëzuar opsionin për blerjen e Zhegrovës.

Baseli ka njoftuar se opsioni për blerjen e tij ka skaduar në muajin mars.

21 vjeçari në këtë Edon Zhegrova, aventurën e tij te skuadra e njohur zviceriane e nisi në shkurt të vitit 2019.

Sulmuesi i Kosovës e fitoi Kupën e Zvicrës me Baselin.

Në sezonin 2019/2020, Zhegrova i ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat duke i shënuar dy gola.

Më herët mediat zviceriane kishin raportuar se skuadra belge, Genk, i kishte kërkuar Baselit 3.5 milionë euro për shërbimet e Edon Zhegrovës.