Ylli e mposht Trepçën

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:80 (25:21, 16:24, 29:17, 20:18), në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e tretë për therandasit nga tri ndeshje të zhvilluara, derisa humbja e dytë për mitrovicasit nga dy takime.

Çerekun e parë e fitoi Ylli me rezultat 25-21.

Trepça u tregua më e vëmendshme duke e fituar çerekun e dytë me rezultat 24-16, dhe me rezultat të përgjithshë, 45-41.

Kurse dy çerët e fundit i fitoi Ylli me rezultat 29-17, dhe 20-18.

Dyshja e Kosovës, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi u dalluan për vendësit me 20, përkatësisht 18 pikë, derisa Alante Fenner shtoi 16.

Te Trepça u dallua Aj Hensy me 31 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.