Xhudo: Shpat Zekaj fiton medaljen e argjendtë në Zagreb

Xhudisti kosovar, Shpat Zekaj, ka fituar medaljen e argjendtë në “European Open”. Zekaj u mposht në finale.

“European Open” është mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

Zekaj pas kësaj medaljeje të argjendtë ka fituar 70 pikë në Ranglistën Botërore dhe Olimpike.

Kjo është medalja e parë për Shpat Zekajn i cili garoi në kategorinë 100 kilogramë.