Xhudo: Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kroaci

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për juniorë që po mbahet në Kroaci.

Fazliu në finale u mposht nga xhudistja çeke Renata Sazhova, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Zachova realizoi gjuajtje për Ippon në kohën shtesë.

Medalja e argjendtë për Laura Fazliun është sukses në vete, pasi ajo në vitin e kaluar kishte fituar medaljen e bronztë në vitin e kaluar në Europë për juniorë.

Fazliu mposhti azerbajxhanasen Sudaba Aghayeva, francezen Rania Drid dhe serben Anja Obradoviq.