Xhudo: Laura Fazilu fiton medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Laura Fazliu ka shkëlqyer në Kupën Europiane në xhudo, që po zhvillohet në Dubrovnik duke e fituar medaljen e artë.

Fazliu i ka fituar tri prej katër meçeve, duke i mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan.

Ndeshjen e tretë ajo e fitoi ndaj sllovenes, Lia Ludvik. Kurse e humbi meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor.

Në Dubrovnik janë duke garuar edhe xhudisti japonez Shigeki Nakamura, që përfaqëson Kosovën, si dhe Flaka Loxha, që të dy tashmë janë kualifikuar në finale.