Xhudo: Dardan Cena e fiton medaljen e bronztë në Poloni

Xhudisti kosovar, Dardan Cena, ka bërë paraqitje fantastike në Kupën Europiane për kadetë të mbajtur në Poloni.

Cena, ka fituar medaljen e bronztë në garën “Kupa Europiane U18”, n në kategorinë 66 kilogram.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka shkruar në Faceebook, se Cena e ka fituar medaljen e tij të parë zyrtare.

“Në Judo Ëorld Cirkuits për kadet sot në Poloni u mbajt Kupa Evropiane U18 dhe Dardan Cena me tri fitore e një humbje, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 66 kg! Këtu shihet fitorja e tij për medalje të bronztë kundër garuesit Slloven”, ka shkruar ai.