Xhudo: Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin për medaljen e artë

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka shkruar për suksesin e xhudistes Distria Krasniqi e cila të hënën ka triumfuar duke e fituar medaljen e Artë në Mastersin e xhudos në Doha të Katarit.

“Urime Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Judo Masters në Doha, Katar”, thuhet në urimin e Ambasades Amerike e cila ka bashkangjitur videon nga momenti i fitores së Krasniqit.

Xhudistja Krasniqi, në finale e mposhti me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës në vitin 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.