Xhudistët kosovarë rezultojnë negativë në testet për coronavirus

Ekipi i xhudos së Kosovës është testuar për COVID-19, para nisjes për stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Trajneri i Kombëtares së Xhudos në Kosovës, Driton Kuka ka treguar se gjithë ekipi ka rezultuar negativ.

“Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ! Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë. Ishte kënaqësi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë! Falënderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime. Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide. Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar, të ruajmë familjet tona, miqtë tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.