Xhiroja e 23-të në Superligë sjell ndeshje interesante

Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar orarin e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 23-të do të nisë të premten dhe përfundon të dielën.

Të premten do të luhen Besa – Trepça ’89 dhe Ballkani – Drenica.

Kurse të shtunën do të luhen Prishtina – Llapi, që pritet të jetë ndeshja kryesore e kësaj xhiroje dhe Gjilani – Arbëria.

Të dielën, luhet Feronikeli – Drita, nga ora 13:30.

Superliga
E premte, 5 mars, 2021
13:00 Besa – Trepça’89

13:00 Ballkani – Drenica

 

E shtunë, 6 mars, 2021
13:00 Prishtina – Llapi
13:00 Gjilani – Arbëria

E diel, 7 mars, 2021
13:30 Feronikeli – Drita