Xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës sjellë ndeshje interesante

Xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet të shtunën, dielën dhe të hënën.

Kjo xhiro do ta sjellë njëren prej ndeshjeve më interesante në Kosovë, derbin gjilanas, mes Gjilanit dhe Dritës.

Gjilani – Drita, do të luhet të dielën nga ora 13:30, në stadiumin e qytetit.

Të shtunën do të luhet Besa – Prishtina, nga ora 13:00.

Kurse, të hënën do të luhen dy ndeshje nga ora 13:00.

Ballkani – Arbëria dhe Drenica – Llapi.