Xhiro e 17-të e Superligës së Kosovës në Futboll, priten ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në Futboll këtë fundjavë do të vazhdojë me xhiron e 17-të ku pritet të kemi ndeshje interesante.

Nga pesë takime të parapara për këtë vikend, dy prej tyre zhvillohen të shtunën, ndërsa tre të tjera gjatë ditës së diel.

Dy takimet që zhvillohen të shtunën janë: Drenica – Ballkani dhe Gjilani – Malisheva.

Në Skenderaj Drenica pas humbjes nga Malisheva javën e kaluar pret ekipin e Bekim Isufit, Ballkanin e Suharekës, i cili javën e kaluar shënoi fitore përballë Ferronikelit.

Drenica gjendet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Ballkani gjendet në pozitën e parë me dhjetë pikë më shumë se Drenica.

Po ashtu të shtunën në Gjilan, ekipi i Ismet Munishit pret Malishevën në një ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante.

Gjilani gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 29 pikë, ndërsa Malisheva gjendet në pozitën e shtatë me 18 pikë të grumbulluara.

Ndërsa ditën e diel zhvillohen edhe tre takime, ku takimi më interesant pritet të jetë në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Prishtina vjen pas rezultateve pozitive në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Drita vjen pas fitores së thellë përballë Dukagjinit.

Prishtina gjendet në pozitën e pestë me 24 pikë të grumbulluara pas 16-të ndeshjeve, ndërsa Drita gjendet në pozitën e tretë me 28 pikë.

Po ashtu të dielën zhvillohen edhe takimet Dukagjini – Llapi dhe Ulpiana – Ferronikeli.

Dukagjini gjendet në pozitën e parafundit me 16 pikë, ndërsa Llapi gjendet në pozitën e katër me 25 pikë.

Ulpiana dhe Ferronikeli do të përballen në mes veti në një takim që u takon skuadrave ka fundi i tabelës.

Ulpiana gjendet në pozitën e tetë me 17 pikë, ndërsa Ferronikeli gjendet në pozitën e fundit me 10 pikë të grumbulluara.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00 përveç Prishtina – Drita që nis nga ora 13:30.