Xherdan Shaqiri shënon gol në fitoren e Liverpoolit (VIDEO)

Liverpool ka vazhduar me formë të mirë duke e mposhtur Evertonin me rezultat 5-2, ndeshje e velfshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje të shkëlqyer duke shënuar një gol.

Divock Origi shënoi në minutën e 6’ për 1-0.

Epërsinë e Liverpoolit e dyfishoi Xherdan Shaqiri në minutën e 17’ pas asistimit të Sadio Manes.

Evertoni e ngushtoi epërsinë me qendërmbrojtësin Michael Kane në minutën e 21’ për rezultatin 2-1.

Ishte përsëri Origi që shënoi në minutën e 31’ për rezultatin 3-1.

Sadio Manë në minutën e 45’ shënoi golin e katërt për Liverpoolin.

Richarlison e ngushtoi përsëri epërsinë e Liverpoolit duke shënuar golin e dytë për Evertonin.

Për rezultatin final 5-2, shënoi mesfushori Giorginio Wijnaldum në minutën e 90’.

Pas kësaj fitorej Liverpool, pozicionohet në vendin e parë me 43 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT E NDESHJES KLIKONI KËTU.