Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli

Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpooli mund të përfundojë në afatin kalimtar të janarit.

Express Sport, shkruan se Shaqa mund të përfundojë në futbollin gjerman.

Skuadra e njohur gjermane Hertha Berlin ka shprehur interesim për Shaqirin dhe dëshiron huazimin e tij.

29 vjeçari në këtë sezon i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në Premierligë duke e bërë vetëm një asistim.

Hapësirat e pakta nga Jurgen Kloppi për Shaqirin kanë hapur mundësinë që Liverpooli ta mendoj huazimin e tij.