Xherdan Shaqiri lojtari i ndeshjes ndaj Turqisë

Sulmuesi anësor Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Zvicrës me rezultat 3-1 ndaj Turqisë.

Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur në fitoren e “helvetikëve”.

Pas kësaj paraqitje të mirë, UEFA ka njoftuar se Shaqiri është zgjedhur lojtari i këtij takimi.

Pas kësaj fitoreje Zvicra pozicionohet në vendin e tretë me katër pikë me gjasa të mira që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në “EURO 2020”.