Xherdan Shaqiri flet pas dy asistimeve

Xherdan Shaqiri ka bërë paraqitje të shkëlqyer për Liverpoolin të premtën mbrëma në fitoren ndaj Aston Villës me rezultat 1-4, në kuadër të FA Cup.

Shaqa u inkuadrua në lojë në minutën e 61’. Në minutën e 63’ asistoi te goli i Sadio Manes.

29 vjeçari asistoi edhe njëherë në minutën e 65’ te goli i Salahut.

Ai ka folur pas ndeshjes duke thënë se është i lumtur që është rikthyer pas lëndimeve të shumta që e kanë munduar në kohën e fundit.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitivë dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë. Kam punuar shumë për t’u rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmoj bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, deklaroi Shaqiri.