Xhaka thyen heshtjen: Njerëzit më komentuan, do t’i thyejmë këmbet, do ta vrajmë gruan (FOTO)

Granit Xhaka të dielën ndaj Crystal Palaces, në momentin e zëvendësimit ishtë fërshëllyer nga tifozët e Arsenalit, e që e bëri kapitenin e “Topçinjëve”, ta hedh fanellën në tokë dhe të drejtohet drejt zhveshtoreve.

Pas disa ditëve, Xhaka ka reaguar për këtë situatë.

Ai ka treguar njerëzit i kanë komentuar në mënyrë të keqe atij, duke e ofenduar gruan dhe vajzën e tij.

Më poshtë mund të shihni reagimin e tij.

“Mu desh pak kohë që të reflektoja atë që ndodhi të dielen pasdite. Do te doja qe te jepja një shpjegim rreth kësaj. Skenat që u panë gjatë zëvendësimit tim më kanë prekur thellë. E dua ekipin dhe gjithmonë jap 100% në fushë dhe jashtë saj.

Ndjenja që nuk po më kuptojnë tifozët pas abuzimeve të përsëritura në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit më kanë lënduar thellë.

Njerëzit kanë komentuar: do ti thyejmë këmbët, do ta vrajmë gruan, po shpresojmë që vajza jote të ketë kancer. Pas këtyre nuk durova dhe kam arritur pikën e vlimit kur e ndjeva edhe këtë reagim në stadium.

Në atë moment dola nga vetvetja dhe reagova në një mënyrë jo të duhur ndaj tifozëve të klubit dhe ndaj vetes.
Ky nuk ka qenë qëllimi im dhe iu kërkojë falje nëse fansat mendojnë se ky ka qenë qëllimi.

Uroj që të kthehemi me respekt të përbashkët, të kujtojmë pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë në vend të parë. Të ecim bashkë pozitivisht