Xhaka shënon në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Norwichit (VIDEO)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-0, ndaj Norwichit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë.

Sulmuesi gabonez Pierre – Emerick Aubamyang e hapi serinë e golave në minutën e 33’ duke shënuar për 1-0.

Në minutën e 37’, Granit Xhaka shënoi një gol të bukur pas asistimit të Aubameyangit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Djelmoshat e udhëhequr nga Mikel Arteta edhe në pjesën e dytë bën paraqitje të mirë duke i shënuar edhe dy gola të tjerë.

Aubameyang shënoi në minutën e 67’ për 3-0.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, shënoi Cedric Soares në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Arsenali mbetet në vendin e shtatë me 46 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.