Xhaka shënon gol në fitoren bindëse të Zvicrës (FOTO)

Zvicra ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjibraltarit me rezultat 6-1, fitore e cila ia ka siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Pas kësaj fitoreje Zvicra kualifikohet si e para në Grupin D, me 17 pikë, një më shumë se Danimarka që pozicionohet në vendin e dytë.

Helvetikët shënuan në minutën e 10’ për rezultatin 1-0.

Për 2-0 shënoi Vargas në minutën e 50’.

Fassnacht shënoi në minutën e 57’ për 3-0.

Benito dhe Itten shënuan në minutën e 75’ dhe të 84’ për rezultatin 5-0.

Granit Xhaka shënoi në minutën e 86’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 6-0.