Xhaka i gëzohet rikthimit të stërvitjeve me Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është rikthyer në stërvitje në grupe të vogla më bashkëlojtarët e skuadrës së tij.

Klubet angleze janë rikthyer në stërvitje në grupe të vogla, pas dy muajsh pauzë të detyrueshme për shkak të pandemisë së COVID-19.

Premierliga pritet të rinisë më 12 qershor.

Granit Xhaka përmes një postimi në Facebook, ka zbuluar se i ka filluar stërvitjet me Arsenalin.

Xhaka ka shkruar se është i lumtur që i ka rinisur stërvitjet.

“Përshëndetje të gjithëve! Jemi rikthyer në stërvitje, por së pari në grupe të vogla. Nuk mund t’iu them se sa jam i lumtur që fillova përsëri me bashkëlojtarët e mi. Edhe pse jemi akoma larg nga puna jonë e rregullt!. Ju uroj një fundjavë të mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm!”, ka shkruar Granit Xhaka.