Xhaka: Faleminderit të gjithëve që po punojnë për ta luftuar përhapjen e virusit

Futbolli europian është në kolaps total pas përhapjes së madhe të pandemisë së coronavirusit.

Tashmë në top pesë ligat europiane është ndërprerë futbolli deri në prill.

Për coronavirusin ka shkruar Granit Xhaka, duke i falënderuar të gjithë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

“Thjesht do të merrja një minutë për të dërguar dashurinë time për të gjithë. Faleminderit të gjithëve që punojnë ditë e natë për të luftuar përhapjen e virusit, duke trajtuar ata që preken”, ka shkruar Xhaka.

Xhaka është në karantinë, pasi trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.