Xavi prezantohet sot te Barcelona

Trajneri ri i Barcelonës, Xavi do të prezantohet sot gjatë ditës te klubi katalunas Barcelona, ndërsa gjatë ditës së nesërme ai do të zhvillojë stërvitjen e parë me klubin.

Xavi do të prezantohet para 25 mijë tifozëve që do të jenë të pranishëm në Camp Nou.

Xavi është larguar nga ekipi Al Sadd në drejtim të Barcelonës të premten.

Nga klubi Al Sadd kishin thënë se ata janë pajtuar për lirimin e Xavit pas pagesës së klauzolës së tij të përcaktuar në kontratë.

Xavi edhe vitin e kaluar kishte pasur ofertë nga Barcelona por që e refuzoi një të tillë duke thënë që nuk është momenti i duhur.