Xavi jep dritën jeshile për rikthimin e Dani Alves te Barcelona

Duket se rikthimi i Dani Alves te Barcelona do të bëhet realitet, pasi trajneri Xavi Hernandez ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Camp Nou.

Dani Alves do të shkoj si transferim i lirë te Barcelona raporton sport.es

Braziliani u largua nga Sao Paulo dhe tashmë pritet të rikthehet te Barcelona.

Klubi ka nisur bisedimet për rikthimin e tij, por sipas të gjitha gjasave ai pritet të rikthehet nga janari i vitit 2022.

Ardhja e Dani Alves shihet si një mundësi e shkëlqyer që ai të kontribuojë me përvojën e tij në një grup ku ka shumë lojtarë të rinj.

Përveç kësaj, Alves konsiderohet të jetë në gjendje shumë të mirë fizike, siç e ka treguar tashmë në Lojërat Olimpike ku fitoi medaljen e artë me Brazilin dhe se mund të kontribuojë shumë në fushë.

Pas Xavit edhe një tjetër ish-futbollist i Barcelonës pritet të kthehet te blaugranët