
Xavi Hernandez nis sot aventurën te Barcelona
20.11.2021 - 12:15
Xavi Hernandez, i cili u zyrtarizua javën e kaluar si trajner i Barcelonës, pritet që sot të nis aventurën e tij te katalunasit.
Barcelona sonte në shtëpinë e saj e pret ekipin e Espanyol në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga të Spanjës.
Momentalisht Barcelona gjendet në pozitën e nëntë me 17 pikë të grumbulluara ndërsa Espanyol gjendet në pozitën e 11-të me pikë të barabarta me Barcelonën.
Në pesë takimet e fundit në mes vete, Barcelona ka katër fitore, një ndeshje ka përfunduar në barazim ndërsa Espanyol nuk ka arritur asnjë fitore.
Ndeshja Barcelona-Espanyol nis nga ora 21:00.