
Wolvesi mposhtet në shtëpi nga West Bromi (VIDEO)
16.1.2021 - 16:13
Wolvesi ka pësuar humbje me rezultat 2-3, nga West Bromi, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 8’ me Pereirën.
Për 1-1, shënoi Silva në minutën e 38’.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 43’ me Bolyn.
West Bromi e barazoi rezultatin për 2-2, me Ajayi në minutën e 52’.
Golin e fitores e shënoi Pereira në minutën e 56’.
West Bromi ka shënuar vetëm fitoren e dytë, duke u pozicionuar në vendin e parafundit me 11 pikë.
Kurse, Wolvesi mbetet në vendin e 14-të me 22 pikë.