Wolvesi e mposht me lehtësi Evertonin (VIDEO)

Wolvesi ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Evertonit me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me sulmuesin meksikan Raul Jimnezin nga penalltia.

Për 2-0, shënoi Leander Dendoncker, në minutën e 46’.

Diego Jota shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0, në minutën e 74’.

Pas kësaj fitoreje Wolvesi pozicionohet në vendin e gjashtë me 55 pikë.

Kurse Evertoni në vendin e 11-të me 45 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.