Wolsfburg mposht Mainzin, shkëlqen Steffen (VIDEO)

Wolsfburg ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0, ndaj Mainzit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Bundesligë.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer mesfushori zvicerian Renato Steffen duke shënuar hat-trick.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 21’ me Brekalon.

Renato Steffen shënoi në minutat 45’, 49’ dhe 68’ për ta kompletuar hat-trickun e tij.

Pas kësaj fitoreje Wolfsburg pozicionohet në vendin e shtatë me 34 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.