Willian mund të largohet nga Chelsea, refuzon rinovimin e kontratës

Chelsea mund të mbetet pa sulmuesin anësor Willian.

Sulmuesi brazilian mund të largohet në afatin kalimtar të verës nga ‘Blutë e Londrës’, pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës.

31 vjeçari ka thënë për Esporte Interativo se është një situatë e vështirë, pasi klubi i ofroi kontratë dy vjeçare, kurse braziliani ka kërkuar kontratë tre vjeçare.

Është një situatë e vështirë sepse Chelsea më ofroi dy vjet dhe ata nuk do të ndryshojnë atë që ofruan. Unë thashë se kam dashur tre vjet”, ka deklaruar Willian.

Shkaku i kontratës ish-sulmuesi i Shakhtarit ka thënë se është e vështirë që të qëndroj te Chelsea.

“Situata është e vështirë për shkak të kësaj. Unë me të vërtetë nuk e di nëse do të jetë e mundur për të qëndruar. Qëllimi im është të vazhdoj të punoj dhe të përqendrohem në pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që Chelsea të mund të vazhdojë të fitojë. Unë e kam kokën e qartë dhe të përqendruar për pjesën tjetër të sezonit që kemi lënë. Unë mendoj se është e vështirë të qëndrosh. Le të shohim se çfarë ndodh”, ka përfunduar braziliani.

Willian i ka luajtur 300 ndeshje për Chelsean në të gjitha kompeticionet, duke i fituar katër tituj.