Wijnaldum shënon hat-trick në fitoren e Holandës ndaj Estonisë (VIDEO)

Holanda i ka përmbyllur eliminatoret për “Euro 2020”, me fitore të lehtë ndaj Estonisë me rezultat 5-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Georginio Wijnaldum duke shënuar hat-trick.

Holandezët kaluan në epërsi në minutën e 6’ me Wijanaldumin.

Për rezultatin 2-0, shënoi Ake në minutën e 19’.

Wijnaldum hat-trickun e tij e kompletoi në minutën e 66’ dhe të 79’.

Për rezultatin 5-0, shënoi Boadu në minutën e 87’.

Pas tetë ndeshjeve Holanda pozicionohet në vendin e dytë në Grupin C me 19 pikë duke u kualifikuar për Europianin 2020.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.