Wijnaldum shënon gol të “çmendur” për Holandën (VIDEO)

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Bjellorusisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Këtë fitore “tulipanët” e kanë shënuar falë mesfushorit të Liverpoolit Georginio Wijnaldum, i cili i shënoi golat në minutat 32’ dhe 41’.

Mirëpo, mesfushori i Liverpoolit në minutën e 41’ ka shënuar një supergol nga distanca.